Qyteti i Shtimes me fshatrat përreth, ende nuk posedon asnjë objekt për zhvillimin e aktiviteteve kulturore. Tash për tash aktivitetet kulturore zhvillohen kryesisht në lokale të tjera si në ish-Supermarket, në shkollën fillore “Emin Duraku” etj., ku mbahen koncertet, promovimet, pjesët dramatike etj.

Në Shtime veprojnë disa Shoqëri Kulturore-Artistike siç janë: Shoqëria Kulturore-artistike “Dita”, “Shkëndija”, Grupi i Valleve të Komunitetit Ashkali “Shpresa Rinore” si dhe ai “Titanik” nga fshati Gjyrkovc, si dhe Grupi Hip-Hop “Engjujt e Natës” etj.

Shtimja gjithashtu posedon Bibliotekën e Qytetit me afër 1500 tituj.
 

Në Shtime ekzistojnë disa objekte të kultit: Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Legjendas, Kompleksi Memorial “Masakra e Raçakut”, Pllakat përkujtimore të dëshmorëve, një xhami, një tyrbe dhe një kishë. Fshatrat: Davidovc, Rashincë, Vojnovc, Gjyrkovc, Mollopolc, Carralevë dhe Pjetershticë kanë nga një xhami, ndërsa Myzeqina dhe Godanci i Ulët nga një shtëpi xhami, ndërsa Zborci është në ndërtim e sipër të një xhamie.
 

Objektet e kulturës materiale - lokalitetet arkeologjike: Varrezat e Ilirëve-Carralevë, Nekripol tumular (varre të vjetra në një kodër) - Mollopolc, Gjyteti i lashtë - Gryka e Topillës, Nekropol te xhamia e fshatit - Gryka e Carralevës, Rrënojat e kalasë - Gryka e Carralevës, Xehereore - Gryka e Carralevës, Kroi dhe Varri i Çikes – Devetak (Gryka e Topillës), Kroi i Xhemë Osmanit - Raçak, Bunari i Qorr Ilazit - Raçak, Gjurmë itinerari (rrugëtimi) - Gryka e Topillës, Kulla e Fejzullahëve – Vojnovc etj./shtimja/

Today, there have been 16 visitorson this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free