E kaluara historike e trevës së Shtimes ishte e bujshme, me plot sakrifica dhe luftra për liri. Si rrjedhojë lindi iniciativa që u përkrah nga të gjitha instancat shtetërore dhe joshtetërore për të mirën e përgjithshme, për ruajtjen e relikteve dhe ngritjen e Muzeut të Qytetit, inicuar prej një Këshilli të dalë nga Shoqatat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 19 janar të vitit 2004 u përurua Muzeu i Qytetit, i cili u legalizua nga Kuvendi Komunal në Shtime dhe mbikëqyret nga Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.
          Në hapësirën e Muzeut të Qytetit, në një sipërfaqe prej 77,40 m2 janë vendosur eksponate që ishin pronë e dëshmorëve të rënë në territorin e komunës së Shtimes, fotografi të Masakrës së Reçakut, veshmbathje, gjësende personale dhe mjete të ndryshme, me të cilat dëshmohet struktura, organizimi, qëndresa dhe sakrifica për liri e popullsisë së kësaj ane.
          Me krijimin e kushteve më të përshtatshme si dhe të një hapësirë më të madhe, do të vendosen edhe eksponate të tjera të kulturës sonë historike e të lavdishme, të cilat ende mund të gjenden në mesin tonë. Muzeu i Qytetit prej themelimit deri në fund të vitit 2008 është vizituar nga 11.606 qytetarë. Aktualisht ky muze gjendet në qendër të qytetit të Shtimes (rruga e Tiranës) në katin e parë të Qendrës Tregatare “Eli-Ab”.
 
Lista e vizitorëve sipas gjinisë gjatë periudhës 2004-2008

2004
2005
2006
2007
2008
M
F
M
F
M
F
M
F
M
F
1611
791
886
805
1157
1353
940
1299
1521
1243
2402
1691
2510
2239
2764

Today, there have been 7 visitorson this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free