![]() |
||
Komuna e Shtimes gjendet në pjesën qendrore të Kosovës, apo në koordinatat 00.00. Territori i komunës së Shtimes ka një sipërfaqe prej 134 km2 (13,450.8 hektarë), gjegjësisht, 1,2 për qind të territorit të Kosovës. Afër 48,4 % e territorit të komunës është tokë bujqësore dhe bujqësia është një nga prioritetet zhvillimore të komunës.Komuna e Shtimes numëron rreth 35000 banorë, ku rreth 62.5 për qind e populates jeton në fshatrat e komunës. Komuna ka 23 vendbanime duke përfshirë qytetin e Shtimes dhe 22 fshatra, prej të cilave 13 shtrihen në pjesën kodrinore - malore, ndërsa 9 prej tyre në pjesën rrafshinore. Shumica e fshatrave të komunës janë të lidhura me Shtimen me rrugë të paasfaltuara dhe momentalisht vetëm dy rrugë janë të asfaltuara, të cilat lidhin shtatë fshatra me qendrën. Vetëm në qytetin e Shtimes jetojnë rreth 12000 banorë. Kryqëzimi i akseve rrugore të rëndësishme në relacionet Prizren - Prishtinë dhe Prizren-Ferizaj-Shkup janë segmente me rëndësi për zhvillimin e mëtutjeshëm të komunës. Komuna e Shtimes kufizohet me Komunën e Ferizajt, Lipjanit dhe Therandës (Suharekës). Qyteti i Shtimes është 31 km larg nga kryeqendra e Kosovës (Prishtina), 48 km nga Prizreni dhe 13 km nga Ferizaj. Shtimja është udhëkryq i rrugëve regjionale, këtë segment duhet ruajtur dhe zgjeruar edhe gjatë hartimit të Planit Gjeneral Urbanistik./shtimja/ |
![]() |