Pamje nga Reçaku
 
 
          Fshati Reçak me një sipërfaqe prej 442,6 ha, shtrihet në të majtë të rrugës magjistrale Prishtinë-Prizren dhe gjendet 2 km në jugperëndim të qendrës komunale të Shtimes. Kompleksi Përkujtimor “Masakra e Reçakut”, zënë pozitën qendrore të fshatit Reçak. Hyrja në kompleks bëhet nga tri pika kryesore: Nga juglindja, përmes rrugës “William Walker”, nga verilindja, përmes rrugës unazore “2 Korriku” dhe nga rruga paralele me qendrën, në verilindje përmes shtegut tërthor për këmbësorë.
 
Portali kryesor i Kompleksit Përkujtimor “Masakra e Reçakut”
 
          Punimet janë realizuar kryesisht sipas Projektit Ideor Urbanistiko-Arkitetonik për Kompleksin Përkujtimor në Reçak. Hyrja kryesore në Kompleksin Përkujtimor “Masakra e Reçakut”, përbëhet prej sheshit hyrës me simbolin e theksuar të hyrjes-portalin, si shprehje e elementit etnografik kombëtar – plisit. Portali, në formë të plisit, i ndarë në sektorë vertikalë, simbolizon masakrën me mesazhin: “U masakruam, vetëm pse ishim shqiptarë”, kurse tri ndarjet horizontale në portal simbolizojnë dekadat, përkatësisht strukturën moshore të të martirizuarve, që do të thotë se, në mesin e tyre kanë qenë të masakruar, duke filluar nga fëmijët deri te më i moshuari. Portali i ngritur mbi rozetën e formuar me kultin e diellit, është symbol i vjetër iliro-shqiptar, i cili krijon kompozicion të fuqishëm simbolik, nga i cili vizitori mund të drejtohet në piocetën e kurorave, ku për një çast, i ndalet vëmendja te Muri i Përkushtimit (Homazhit).
 
Muri i Përkushtimit (Homazhit)
 
          Muri i Homazhit, në formë harkore, formon një ambient të qetë, ku mund të përjetohet dhembja ndaj 44 të masakruerve, me një lidhje vizuele, që në këtë rast krijon fotografinë e viktimave, kurse përkushtimi ndaj tyre është rregulluar me hapësirën për kurora. Në Murin e Përkushtimit janë skalitur fotografitë në mermerë të martirëve-dëshmorëve:
 
  1. HAKIP I. IMERI (1966 – 1999)
  2. NAZMI N. IMERI 1917 – 1999)
  3. BUJAR H. HAJRIZI (1979 – 1999)
  4. MUFAIL H. HAJRIZI (1969 – 1999)
  5. MUHAMET F. ISMAJLI (1955 – 1999)
  6. SHEREMET SH. SYLA (1962 – 1999)
  7. SHYQERI S. SYLA (1938 – 1999)
  8. ARIF M. METUSHI (1946 – 1999)
  9. SABRI M. SYLA (1939– 1999)
  10. HAKI M. METUSHI (1937 – 1999)
  11. SAHIDE METUSHI (1933 – 1999)
  12. FATMIR F. RAMADANI (1961 – 1999)
  13. SALI F. RAMADANI (1974 – 1999)
  14. NEXHAT F. RAMADANI (1978 – 1999 )
  15. JASHAR M. SALIHU (1974 – 1999)
  16. RAIF M. SALIHU (1978 – 1999 )
  17. SHUKRI M. SALIHU (1980 – 1999)
  18. SADIK XH. OSMANI (1954 – 1999)
  19. LUTFI H. BILALLI (1957 – 1999)
  20. BAJRUSH N. SHABANI (1976 – 1999)
  21. RAGIP J. BAJRAMI (1964 – 1999)
  22. BAJRAM S. MEHMETI (1945 – 1999)
  23. HANUMSHAHE B. MEHMETI (1977 – 1999)
  24. RIZAH M. BEQIRI (1946 – 1999)
  25. HALIM B. BEQIRI (1985 – 1999)
  26. ZENEL SH. BEQIRI (1978 – 1999)
  27. AHMET I. JAKUPI (1942 – 1999)
  28. XHELADIN A. JAKUPI (1982 – 1999)
  29. MEHMET Q. JAKUPI (1955 – 1999)
  30. ESHREF H. JAKUPI (1945 – 1999)
  31. HAQIF SH. HYSENAJ (1949 – 1999)
  32. AHMET Z. MUSTAFA (1984 – 1999)
  33. SKENDER S. HALILI (1930 – 1999)
  34. BANUSH A. KAMERI (1968 – 1999)
  35. HAJRIZ B. BRAHIMI (1937 – 1999)
  36. MURTEZ R. IMERI (1979 – 1999)
  37. MUHAMET H. MUSTAFA (1978 – 1999)
  38. BAJRAM H. XHELADINI (1964 – 1999)
  39. NJAZI SH. ZYMERI (1954 – 1999)
  40. AJET M. BRAHIMI (1959 – 1999)
  41. MUSTAFË B. ASLLANI (1968 – 1999)
  42. AVDYL S. SEJDIU (1900 – 1999)
  43. HASAN R. BEQIRI (1984 – 1999)
  44. HALIT SH. SHAQIRI (1940 – 1999)
 
 
Varrezat e martirëve – dëshmorëve në Reçak
 
          Varrezat e martirëve kanë formën e gjethit dhe simbolizojnë tumat ilire. Për shkak të konfiguracionit të terrenit me rënie, është aplikuar zgjedhja e varrezave në formë trasore, e përbërë me katër nivele të lidhura me alenë qarkore, me ndërprerje alternative si: Me sipërfaqen për pushim me fontanë dhe ujë të pijshëm dhe me shtigjet gjatësore.
 
 
          Kurse, lidhjet tërthore janë bërë në sipërfaqet e pjerrëta të komunikimit (rampa) dhe shkallë. Varret janë të grupuara në 4 shiritat gjatësore të gjelbëruara dhe të rrethuara me mure të ulëta të stilizuara me elemente gjeometrike që simbolizojnë efektet e lojës së dritës dhe të hijes. Secili varr është shënuar me gurin e varrit që ka formën e piramidës së cunguar, në të cilin është skalitur shqiponja dykrershe, emiri dhe mbiemri, viti i lindjes dhe i rënies së martirit. Gjithashtu në kuadër të Kompleksit është rregulluar hapësira për shërbim të vizitorëve dhe shërbime teknike.
 
Fontana “Loti”
 
          Në hyrjen ku është ndërtuar Fontana “Loti”, në të ardhmen me një konkurs të vaçantë, do të përcillet me murale artistike, në të cilat  prezentohen informatat në forma artistike, të skalitura me skulptura të gurit, të kombinuara me relieve plastike dhe fraza me tema nga ngjarjet historike në Reçak, në mënyrë që vizitorët gjatë hyrjes, të fillojnë të mishërohen me realitetin.
          Muret rrethuese të Kompleksit të varrezave Përujtimore, vështruar si tërësi, janë elemente imponuese për arsye të stabilitetit të terrenit dhe kanë edhe efektin estetik dhe dimensionin artistik, duke krijuar një trajtë që i gjason gonxhes dhe që simbolizon kujtimin e përjetshëm ndaj viktimave.
          Kompleksi Memorial i Reçakut do të vazhdojë të jetojë në simbiozë (bashkëjetesë të vazhdueshme) me strukturën fizike të fshatit, por njëkohësisht edhe me banorët e Reçakut, duke përfshirë plagët, dhembjet dhe peripecitë e tyre të hidhura nga lufta. Pra, në këtë kontekst, banorët e Reçakut do të jetë pjesë e pandarë e Memorialit.
          Kompleksi Përkujtimor “Masakra e Reçakut” me simbolet e tij prezantohet me shprehjet artistike të realizuara nga frymëzimet momentale dhe të krijuara me elemente origjinale si zjarri, uji, dheu, guri dhe ajri. Simbolet e formuara nga këto elemente mbështeten në format tradicionale iliro-shqiptare dhe prezantojnë njërën nga dramat më tragjike të historiesë sonë.
          Kompozicioni i simboleve synon të zgjojë ndjenjat e vizitërëve, duke imponuar secilën pjesë të sekretit të vet, në mënyrë që të lidhë përherë për vete, ose të dëbojë plotësisht, nëse nuk ka ndjenjë për ngjarjet që prezantohen. Andaj, gjuha e tyre ka tingull të qartë, sepse rendësia e veprës arkitekturale korrespondon me peshën e sakrificës dhe ashtu e arsyeton ekzistimin e vet.
          Me ngritjen e Kompleksit Përkujtimor në Reçak është krijuar një vatër që do të rrezatojë energjinë e sacrificës, çiltërinë dhe dashurinë kombëtare, kurse me komponentën e tij historike do të ngërthejë në vete secilin prej nesh dhe në të do të gjejmë prehjen, forcën dhe frymëzimin.
          Për fazën e tretë të punimeve në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut, sivjet nga MMPH-ja janë ndarë 800 mijë euro, me të cilat mjete planifikohet të trajtohen rrugët e lagjeve të këtij fshati si dhe do të ngritet Muzeu Memorial, ku do të vendosen informatat themelore – historike për Reçakun si fotografi, dokumente, rekuizita, punime artistike, edicione dhe vepra të ndryshme kushtuar Reçakut.
         
   
 
Objekti përcjellës i Kompleksit Përkujtimor për shërbime teknike dhe të vizitorëve
 

          Faza e parë e implementimit të këtij projekti, ka filluar në vitin 2008 nga Ndërmarrja Ndërtimore “Inxhinjeringu” nga Ferizaj, punimet e së cilës fazë kanë kashtuar 234 mijë euro, që ka financuar Ministria e Mjedisit dhe Planifiimit Hapësinor (MMPH). Ndërkaq, faza e dytë e punimeve në Kompleksin Përkujtimor “Masakra e Reçakut”, ka filluar në vitin 2009 dhe ka kushtuar rreth 500 mijë euro, mjete këto të ndara përsëri nga MMPH-ja.

 

 

          Në vitin 2004, është hartuar Projekti Ideor Urbanistiko-Arkitetonik për Kompleksin Përkujtimor në Reçak nga Enti i Kosovës për Urbanizëm, Projektime, Konsalting dhe Inxhiniering në Prishtinë, që është financuar nga buxheti i Kuvendit Komunal të Shtimes, në vlerë afro 20 mijë euro. Projekti ideor urbanistiko-arkitetonik për Kompleksin Përkujtimor të Reçakut, fillimisht është ekspozuar prej 14 – 28 janar 2004 në Reçak, pastaj prej 8 – 15 mars 2004 në Prishtinë, kurse u tumir nga delegatët komunalë të Shtimes, në mbledhjen e mbajtur më 24 qershor të vitit 2004, në hollin e Shkollës Fillore “Skënderbeu” në Reçak.

Today, there have been 8 visitorson this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free